Deklarata e papritur e Adriatik Dostit: Kush janë të dyshuarit që

0%

Adriatik Dosti ka reaguar pas arrestimit të Fatmir Shehollit, duke hedhur akuza të rënda për rrjedhje informacioni nga BIA serbe dhe për bashkëpunëtorë të saj në Kosovë. Dosti pretendon se në listat e dyshuara përfshihen media, gazetarë, politikanë, biznesmenë dhe zyrtarë kosovarë që dyshohet se janë financuar ose rekrutuar nga Serbia.

Ai u bën thirrje institucioneve të Kosovës që ta shfrytëzojnë rastin për të zbardhur këto pretendime dhe për të identifikuar rrjetet e dyshuara të spiunazhit. Pretendimet e paraqitura nga Dosti mbeten të pakonfirmuara zyrtarisht. Shkrimi i plotë: Ç’ka ngjarë andej nga Beogradi…

Ndaj dhe zyrat e BIA-s, shërbimit sekret informativ kombëtar serb, kanë disa ditë që janë në alarm e tepër të shqetësuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një javë përpara se në Kosovë të arrestohej spiuni e bashkëpunëtori i Serbisë, Fatmir Sheholli, “si për koincidencë”, mësohet se në zyrat sekrete serbe ka plasur sherri, por edhe akuzat për rrjedhje të informacioneve Top Secret, që lidhen kryesisht me agjencinë serbe dhe bashkëpunëtorët e saj shqiptarë në Kosovë.

Ka mbërritur në 3 tashmë numri i zyrtarëve të lartë të BIA-s serbe që akuzohen për nxjerrje të informacionit Top Secret prej zyrave të saj, në drejtim “të paditur”.

Edhe pse bëhet fjalë për informacione që, për luftë politike e pakënaqësi ndaj Vuçiçit, thuhet se u janë dhënë si armë politike kundërshtarëve të tij, të cilët kanë kohë që e akuzojnë publikisht Vuçiçin për fonde e veprimtari sekrete në Kosovë.

E pra, bëhet fjalë saktësisht për financime, pagesa, sponsorizime etj., të objekteve, subjekteve, emra njerëzish konkretë, politikanë, deputetë e gazetarë shqipfolës që janë të rekrutuar prej shërbimit sekret serb, që punojnë për të e i shërbejnë atij, natyrisht në dëm të Kosovës e popullit të saj.

Megjithëse ende të pakonfirmuara zyrtarisht e në pritje sa gjithçka të dalë sheshit e të bëhet publike, një burim anonim, që për arsye të kuptueshme tani për tani nuk do të identifikohet, bën fjalë për… Të paktën 3 TV të Kosovës që punojnë për interesat serbe. Për 3-4 radio të tilla, 6 portale e 4 gazeta.

Në listë, si të rekrutuar e të paguar prej Serbisë, figurojnë edhe më së paku 8-10 gazetarë, analistë e opinionistë të mediave shqipfolëse, të vënë në shërbim të BIA-s serbe.

Më e frikshmja dhe më e rrezikshmja, shton burimi, është lista e politikanëve, deputetëve, biznesmenëve dhe zyrtarëve të lartë të policisë, qeverisë e shtetit të Kosovës të këtyre 10-15 viteve të fundit, të vënë në shërbim të Serbisë, me pagesë e për interesa të llojeve të ndryshme politike e biznesi të pisët. Kosovë, sa më parë e sa më thellë të jetë e mundur, shfrytëzoje këtë rast.

Lëri serbët të hanë kokën me njëri-tjetrin, shtrydhe mirë F. Shehollin, zbulo çerdhen e gjarpërinjve që ke aty, bash në shtëpinë tënde, dhe jepu fund njëherë e mirë këtyre lloj historive të poshtra me agjentë, spiunë e tradhtarë mes nesh. Ne shqiptarët kemi vuajtur jo pak prej historive të pista të kësaj natyre.

Ndaj, go ahead, Kosovë, e ti, Albin, kurajo e guxim, se të keqes i duhet djegur çerdhja një orë e më parë!

Burimi: Bota Sot