Prokuroria jep detaje për vrasjen e 14-vjeçarit në Prizren:

0%

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje të reja për vrasjen e 14-vjeçarit që ndodhi mbrëmjen e 27 gushtit në Prizren, rast për të cilin Gazeta Sinjali raportoi më herët.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës , ndërsa menjëherë pas pranimit të informatës në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës, hetuesit, ekipet e krim-teknikës dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i mituri 17-vjeçar dyshohet se ka privuar nga jeta të miturin 14-vjeçar, duke e therur me thikë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Sipas organit të akuzës, i dyshuari është hasur në vendngjarje, ndërsa nga ai është sekuestruar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ndërkohë, 17-vjeçari është ndaluar për 24 orë nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria ka paralajmëruar se brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës për sigurimin e të miturit në procedurë. Hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës për të zbardhur motivin dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Krejt çka ndodhi në tragjedinë në Prizren | 15-vjeçari u ther për vdekje, Policia kapi 17-vjeçarin pranë vendit të ngjarjes – thika iu gjet në xhep Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com