PDK-ja prej më shumë se dy javësh po zhvillon këtë aksion para ndërtesës së Qeverisë, përmes të cilit po kundërshton vazhdimin e ushtrimit të detyrës nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe po kërkon funksionalizimin e institucioneve të vendit.
Në aksionin e sotëm, përveç deputetëve të PDK-së dhe Aleancës, janë parë edhe përfaqësues të strukturave lokale të PDK-së nga Ferizaj dhe Kaçaniku. Pjesëmarrësit kanë bërë thirrje për tejkalimin e situatës së krijuar politike dhe për funksionalizimin e institucioneve, në mënyrë që vendi të dalë nga ngërçi institucional.
Ata kanë qëndruar para ndërtesës së Qeverisë, duke shprehur mbështetjen për kërkesat e partisë dhe duke kundërshtuar vazhdimin e situatës aktuale institucionale.
