Sot dita e 90-të e revoltës! Qytetarët protestë para selisë së PS-së,

0%

Mbahet sot protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët do të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku për 3 muaj kanë bërë thirrje për dorëheqje dhe hapjen e rrugës për një qeveri tranzitore.

Ditën e sotme, pritet që protestuesit të mblidhen edhe para selisë së Partisë Socialiste në orën , ku është parashikuar të zhvillohet një mbledhje e ministrave dhe drejtuesve të qarqeve me kryeministrin Rama. “Të marrin vezë me vete dhe të shkojmë t’u bëjmë përshëndetjen e radhës, duke iu thënë: “Nuk na përfaqësoni, nuk na përfaqësoni, nuk na përfaqësoni”.

Mos harroni, nesër te selia e PS-së”, tha aktivistja Arvina Lleshi në protestën e një dite më parë duke iu kërkuar qytetarëve që të mblidhen te selia rozë. Në protestën që u mbajt dje te kryeministria, qytetarët përsëritën kërkesat e tyre të panegociueshme kundrejt qeverisë. Qytetarët kërkojnë, përveç dorëheqjes, edhe arrestimin e Ramës, të Sali Berishës dhe Belinda Ballukut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot