Protesta e PDK-së zgjerohet, aktivistë nga Ferizaj e Hani i Elezit në

0%

Protestës së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila po mbahet para ndërtesës së Qeverisë në shenjë proteste për mosvazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, i janë bashkuar edhe asamblistë dhe aktivistë të kësaj partie nga Ferizaj dhe Hani i Elezit.

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës po protestojnë para objektit të Qeverisë, ndërsa aksioni në ditët e fundit është mbështetur edhe nga strukturat lokale të PDK-së në komuna të ndryshme të Kosovës. Sipas PDK-së, protesta ka për qëllim të kundërshtojë bllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe të kërkojë funksionalizimin e institucioneve të vendit.

Pjesëmarrja e strukturave lokale të partisë është shtuar gjatë ditëve të fundit, me asamblistë dhe aktivistë që po i bashkohen protestës në Prishtinë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com