Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së enjtes piktori dhe studiuesi i njohur shqiptar, Kujtim Buza. Lajmi është bërë i ditur edhe nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur trishtimin për humbjen e artistit.
Gonxhja ka vlerësuar kontributin e Buzës në zhvillimin e artit pamor shqiptar, duke e cilësuar atë si një figurë të rëndësishme të kulturës dhe artit në vend. Kujtim Buza vinte nga një familje e njohur artistësh. Ai ishte djali i Abdurrahim Buzës, një prej emrave më të rëndësishëm dhe themeluesve të pikturës moderne shqiptare.
I rritur në një mjedis të lidhur ngushtë me artin, Kujtim Buza vazhdoi traditën familjare, duke ndërtuar njëkohësisht edhe profilin e tij të veçantë si krijues dhe studiues. Përmes veprave dhe punës së tij studimore, ai dha një kontribut të rëndësishëm në jetën artistike dhe kulturore shqiptare. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
