Drita është eliminuar nga Inter Escaldes në Conference League, pas serisë së penalltive. Inter Escaldes triumfoi 4:2 me penallti ndaj Dritës së Gjilanit, në ndeshjen e kthimit. Skuadra nga Andorra, Inter Escaldes, është në fazën grupore të Conference League. Koha e rregullt përfundoi 0:0, ndërsa edhe ndeshja e parë, e zhvilluar në Prishtinë, ishte mbyllur 2:2.
Për këtë arsye, takimi shkoi në vazhdime, dy herë nga 15 minuta. Gjatë vazhdimeve, Jashari dhe Abazaj patën raste shumë të qind për qindta për të shënuar, por nuk arritën t’i konkretizonin. Në minutën e 117-të, Drita pati fat, pasi goditja e futbollistit Camara nga rreth 25 metra u ndal në shtyllën e poshtme të djathtë.
Në serinë e penalltive, për Inter Escaldes shënuan Diaby, Camara e Chouaib, ndërsa Pochettino dështoi. Arellano gjithashtu nuk realizoi, pasi goditjen e tij e priti portieri i Dritës, Faton Maloku. Për Dritën shënuan Besnik Krasniqi, ndërsa Ovouka dështoi, pasi penalltia e tij u prit nga portieri Diaz. Jashari gjuajti mbi portë.
Kështu, pas barazimit 2:2 në dy ndeshjet dhe eliminimit në penallti, Drita i dha fund aventurës së saj në Conference League.