Hajduku nga Spliti ka siguruar kualifikimin në Conference League, pasi mposhti në udhëtim skuadrën polake Rakow Częstochowa me rezultat 3:2 pas vazhdimeve. Dy ndeshjet e play-off-it përfunduan me rezultat të njëjtë 2:2, ndërsa në takimin e kthimit Hajduku triumfoi në shtesë. Hajduku e nisi ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer dhe kaloi në epërsi që në minutën e parë.
Pas një korneri të ekzekutuar nga Dalisson, Rron Raçi kërceu më lart se mbrojtësit dhe shënoi për 0:1. Goli fillimisht u anulua nga gjyqtari azerbajxhanas Alijar Agajev, por pas ndërhyrjes së VAR-it u vendos se Rron Raçi nuk kishte shkaktuar faull në sulm dhe goli u akordua. Rakow barazoi në minutën e 61-të, kur Mohamed Fadiga-Diaby realizoi nga penalltia.
Dario Mareshiq shkaktoi penalltinë pas ndërhyrjes ndaj Bogdan Rakovitan. Hajduku reagoi shpejt dhe në minutën e 66-të kaloi sërish në epërsi. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Shotiqek depërtoi nga krahu i majtë dhe asistoi për Michele Shegon, i cili shënoi për 1:2. Ky ishte goli i tij i gjashtë në Evropë këtë sezon për Hajdukun.
Kur dukej se skuadra kroate ishte pranë kualifikimit, Mahir Emreli barazoi në minutën e 88-të, duke e çuar ndeshjen në vazhdime. Por Hajduku nuk u dorëzua. Vetëm në minutën e 94-t, pas një tjetër korneri, Rokas Pukshtas kërceu më lart dhe shënoi për 2:3, rezultat që mbeti deri në fund.
Me këtë fitore, Hajduku siguron pjesëmarrjen në Conference League, duke u rikthyer në një garë evropiane pas një mungese të gjatë.
