Vdes 26-vjeçari, i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë

0%

Ka vdekur edhe 26-vjeçari i dyshuar për rastin e “Vrasjes së rëndë” që ndodhi më në fshatin Kërvasari të Malishevës. Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com Sheremet Elezaj nga Policia e Kosovës në Gjakovë. Sipas Elezajt, i dyshuari ka ndërruar jetë sot, më , rreth orës , në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ishte duke u trajtuar për plagët e marra nga arma e zjarrit.

“I dyshuari në rastin e veprës penale ‘Vrasje e rëndë’, e cila ka ndodhur më datë , në fshatin Kërvasari, Komuna e Malishevës, sot, më , rreth orës , ka ndërruar jetë”- ka deklaruar Elezaj. Rasti kishte ndodhur në Kërvasari, ku një grua 25-vjeçare kishte pësuar plagë nga arma e zjarrit dhe më pas kishte ndërruar jetë në QKUK. 25-vjeçarja ishte shtatzënë në muajin e 34-t.

Sipas Prokurorisë Themelore në Gjakovë, viktima ishte bashkëshortja e personit të dyshuar, i cili po ashtu kishte pësuar plagë të rënda nga arma e zjarrit. 26-vjeçari ishte dërguar për trajtim në QKUK dhe fillimisht ishte raportuar se gjendej në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën. Pas vdekjes së tij, rasti tashmë përfshin dy viktima.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më , policia kishte njoftuar se çifti ishte gjetur i plagosur në një dhomë gjumi. Rasti ishte konfirmuar për KALLXO.com nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi. Sipas Policisë, rasti ishte raportuar rreth orës , ndërsa njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në një dhomë gjumi janë gjetur dy persona, një çift bashkëshortor, të plagosur nga arma e zjarrit”- kishte deklaruar Krasniqi.

Burimi: Kallxo