Boksierja, Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare, pasi triumfoi në finalen e zhvilluar në ringun e Tarantos përballë Kristina Kuluhovës. Fitoren e saj e ka përshëndetur u.d. presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila ka vlerësuar punën, disiplinën dhe karakterin e Sadikut. “Donjeta e artë Donjeta Sadiku ia doli.
Në ringun e Tarantos, përballë Kristina Kuluhovës, ajo luftoi me vendosmëri deri në fund dhe e fitoi finalen. Medalja e artë shkon për Kosovën. Kjo është fitorja e Donjetës. E fitoi me punë, disiplinë dhe karakter. Në momentin vendimtar, ajo ishte më e fortë dhe më e qartë në ring. Pas këtij suksesi në Lojërat Mesdhetare bashkë me të është edhe trajnerja Mariola Sallauka.
Ajo ka qenë pranë Donjetës në çdo stërvitje, në çdo vështirësi dhe në çdo hap të rrugës drejt këtij triumfi.”, ka shkruar Haxhiu. “Urime nga zemra Donjetës dhe Mariolës!” , përfundoi ajo.
