Nesër mbyllet përkohësisht rruga nga hotel “Kristali” deri te

0%

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se nesër, më , do të mbyllet përkohësisht për qarkullim një segment i rrugës në qendër të qytetit. Sipas njoftimit, segmenti nga rrethrretullimi te Hotel “Kristal” deri te Stacioni Policor do të mbyllet për shkak të punimeve për asfaltim.

“Ndërsa për të vazhduar drejt pjesës së mbyllur, qytetarët mund të përdorin rrugët alternative të shënuara me të gjelbër, përfshirë edhe Rr. “Esat Berisha”- thuhet në njoftimin e datës . Hyseni u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm rrugor dhe të përdorin rrugët alternative gjatë kohës së punimeve.

Në qendër të qytetit të Gjilanit është duke u realizuar projekti rreth 18 milionë euro për ndërtimin e objektit të administratës, nënkalimit dhe bulevardit/sheshit të qytetit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo