Trump: Lideri suprem i Iranit është gjallë, por shumë rëndë i plagosur

0%

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se beson që lideri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është ende gjallë, pavarësisht spekulimeve për vdekjen e tij. Në një intervistë me komentatorin konservator Glenn Beck, Trump tha se Khamenei ka pësuar lëndime të rënda në anën e majtë të trupit. “Nuk mendoj se ka vdekur. Ai është plagosur shumë rëndë.

Ana e majtë e trupit, krahu, këmba, gjithçka”, deklaroi Trump. Presidenti amerikan tha se vlerësimin e tij e bazon edhe në sjelljen e negociatorëve iranianë, të cilët, sipas tij, vazhdojnë të thonë se duhet ta marrin miratimin e Khameneit për çështje të rëndësishme.

Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, u zgjodh lider suprem i Iranit nga Asambleja e Ekspertëve më 8 mars, disa ditë pasi babai i tij, Ali Khamenei, u vra në sulmet e përbashkëta amerikano-izraelite të 28 shkurtit. Që nga emërimi, Khamenei nuk është shfaqur publikisht dhe nuk janë publikuar fotografi, video apo regjistrime të verifikuara të tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai mungoi gjithashtu në ceremonitë e varrimit të babait, duke nxitur spekulime për gjendjen e tij shëndetësore. Revista “The Atlantic”, duke cituar burime pranë Qeverisë iraniane, raportoi se në Teheran po zhvillohen diskutime të shumta për fatin e tij.

Ndërkaq, një ish-zyrtar iranian dhe i afërm i familjes Khamenei deklaroi se më pak se pesë persona e kanë takuar atë që nga muaji mars, për shkak të masave të rrepta të sigurisë. Teherani nuk i ka konfirmuar raportimet se Khamenei ka pësuar djegie të rënda dhe i është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale në këmbë dhe krahë.

Gjatë së njëjtës intervistë, Trump foli edhe për Ngushticën e Hormuzit, duke pretenduar se kalimi detar tashmë është praktikisht i hapur dhe se shumë anije po kalojnë nëpër të pas pastrimit të minave. Megjithatë, trafiku tregtar në këtë ngushticë vazhdon të mbetet i kufizuar nga autoritetet iraniane.

Trump shtoi se presioni ushtarak dhe ekonomik amerikan ndaj Iranit po jep rezultate dhe po çon drejt asaj që ai e quajti “fitore shumë të madhe”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com