Portieri Thomas Strakosha përballë Real Madrid dhe Manchester Cityt, spanjollët “peshkojnë” Interin dhe nënkampionët e Evropës. Ka nisur në këto momente shorti për sezonin e ri në Champions League, aty ku 36 skuadra do të mësojnë për kundërshtarët e tyre. Nga Nyoni i Zvicrës po zhvillohet edhe ceremonia hapëse për turneun, ku të pranishëm janë dhe zyrtarët e lartë të klubeve pjesëmarrëse.
Ky do të jetë edhe viti i tretë që ky kompeticion zhvillohet me formulën e re, atë të fazës së ligës ku klubet luajnë 8 ndeshje gjithsej me 8 skuadra në ndryshme, e që ndahen në 4 përballje në shtëpi dhe 4 të tjerat jashtë fushës.
Kujtojmë se skuadrat që kualifikohen do të jenë ato që përfundojnë në renditjen nga vendi i parë në vendin e 8-të, ndërsa 24 skuadrat e tjera do të duhet provojnë kualifikimin në “play-off”. 12 të tjerat që e mbyllin renditjen në vendet e fundit, eliminohen direkt. Sa i përket finale së madhe, ajo do të luhet stadiumin “Wanda Metropolitano” më .
KUNDËRSHTARËT E REAL MADRID: Inter Roma PSV Leipzig Shakhtar Lask AEK nga Athina
