Diplomatët e huaj promovojnë veriun e Shqipërisë, vizitë në peizazhet e Malësisë së Madhe

0%

Larg agjendave zyrtare dhe takimeve të përditshme, trupi diplomatik i akredituar në Tiranë ka zgjedhur këtë fundjavë peizazhet mahnitëse të Malësisë së Madhe. Ndalesa e parë ishte në Leqet e Hotit, një prej pikave më panoramike të veriut, ku diplomatët u pritën nga kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.

Më pas, delegacioni vijoi drejt Tamarës, zemra turistike e Kelmendit, ku mikpritja tradicionale u shoqërua me muzikë, valle dhe produkte tipike të zonës. “Vijnë trupa diplomatike është një gjë shumë e rëndësishme, është një avantazh i madh tek njohja e Malësisë së Madhe në ato vende ku njihet pak”, u shpreh Tonin Marinaj, kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe.

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, tha se aktivitete të tilla synojnë të prezantojnë potencialet turistike, kulturore dhe natyrore të Shqipërisë përmes vetë përfaqësuesve diplomatikë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Mendoj se është një rast shumë i mirë edhe për ambasadorët për ta parë vetë dhe për ta prekur vetë këtë kulturë dhe traditë tonën këtu”, tha Megi Fino, zëvendësministre për Evropën e Punët e Jashtme. Ndërsa diplomatët shijuan bukuritë e Alpeve ata vizituan edhe panairin e produkteve vendase, ku Ambasadori italian, Marko Alberti, nuk ngurroi të blinte.

“Është hera e parë, por jo e fundit, e shumë të tjerave që do të pëlqente të rikthehesha edhe për udhëtim me biçikletë për të zbuluar këto vende fantastike. Bën përshtypje mikpritja e ngrohtë, një komunitet që na priti me krah hapur. Jemi shumë të lumtur”, u shpreh Ambasador i Italisë në Shqipëri Marco Alberti.

Pas Tamarës, turi vijon drejt Lëpushës dhe Razmës, dy prej destinacioneve më të frekuentuara të turizmit malor në veri të Shqipërisë./RTSH

Burimi: Telegrafi