Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje për rastin tragjik të ndodhur të mërkurën, ku një 80-vjeçare dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj 81-vjeçar. Prokuroria ka bërë të ditur se pas ngjarjes, Bardh Dushit dyshohet se ka tentuar të fshijë gjurmët e rastit dhe më pas ka njoftuar familjarët për atë që kishte ndodhur. Viktima është Liza Dushi 80-vjeçare.
“Sipas kërkesës së Prokurorisë, më datë , rreth orës , në Prizren, në shtëpinë e tij familjare, i dyshuari, B.D., pas një fjalosjeje me bashkëshorten e tij, viktimën me inicialet L.D., e ka sulmuar fizikisht atë, dhe e ka goditur dhe përplasur disa herë kokën e viktimës në tokë, me ç’rast ajo ka pësuar lëndime të shumta në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.
Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë për masën e sigurisë ndaj të dyshuarit. Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit. Sinjali ka raportuar ekskluzivisht emrin e të dyshuarit.
Ekskluzive | Ky është 81-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas së tij në Prizren – viktima kishte lëndime në trup, çifti ishte vetëm në shtëpi Kërkohet paraburgim për 81-vjeçarin që dyshohet se vrau bashkëshorten në Prizren Vrasje e rëndë në Prizren: 80-vjeçarja gjendet pa shenja jete, dyshohet se u vra nga bashkëshorti 81-vjeçar Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
