Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Xhafer Raqit i lindur në vitin 1948 i cili është raportuar si i zhdukur më .
Nga dita e raportimit në stacionin policor Qendra në Prishtinë, bëhet e ditur se janë intervistuar persona që mund të kenë informacione lidhur me vendndodhjen e 78-vjeçarit, ndërsa është bërë edhe kontrollimi i hyrje-daljeve në të gjitha pikat kufitare.
Forcat e rendit bëjnë të ditur se njësitet policore të hetimeve, Njësiti për Kërkim-Shpëtim i FSK-së si dhe patrullat policore, në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë veprime për gjetjen e tij. Pas marrjes së autorizimit nga prokurori i shtetit, Policia ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve.
Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me Xhafer Raqin, Policia ka kërkuar nga qytetatarët që ato t’i përcjellin përmes numrit 192 apo në [email protected] Policia thekson se janë realizuar kërkime në zonat që ai i kishte frekuentuar zakonisht, përfshirë ambiente të mbyllura dhe të hapura.
