Kërkohet paraburgim për 81-vjeçarin që dyshohet se vrau bashkëshorten

0%

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Bardh Dushit, i dyshuar për veprën penale “Vrasja e rëndë”. Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më , rreth orës , në shtëpinë familjare në Prizren, pas një fjalosjeje mes të dyshuarit dhe bashkëshortes së tij, Liza Dushit, 80-vjeçare.

Ekskluzive | Ky është 81-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas së tij në Prizren – viktima kishte lëndime në trup, çifti ishte vetëm në shtëpi Bardh Dushi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe e ka goditur disa herë, duke ia përplasur kokën në tokë. Si pasojë e lëndimeve të marra, 80-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Po ashtu, sipas kërkesës së Prokurorisë, pas ngjarjes i dyshuari dyshohet se ka tentuar të fshijë gjurmët, ndërsa më pas ka njoftuar familjarët për rastin. Sinjali ka raportuar ekskluzivisht emrin e të dyshuarit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vrasje e rëndë në Prizren: 80-vjeçarja gjendet pa shenja jete, dyshohet se u vra nga bashkëshorti 81-vjeçar Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com