Blerja e re e Bayernin

0%

Ismael Saibari, i cili u transferua te Bayern Munich këtë verë, ende po mësohet me lojtarët e rinj. Ai tha se stili i lojës së Vincent Kompany është i ngjashëm me atë që Peter Bosz kishte në klubin e tij të vjetër, PSV Eindhoven. “Që kur erdhi Vincent Kompany, Bayern ka luajtur me shumë intensitet. E kam përjetuar vetë këtë sezonin e kaluar.

“Më pëlqen ky stil loje dhe mezi pres sfidën e re“, tha Saibari për mediat gjermane. Saibari u përball me Bayern si lojtar i PSV-së në Champions League sezonin e kaluar, madje edhe shënoi kundër bavarezëve. Ekipi holandez në fund humbi 2-1. Ai mund të ketë një rol të madh në javët në vijim duke parë situatën me Musiala.

Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, zbuloi se Saibari ka një nofkë në ekip. “ Ne gjithmonë e quajmë Isi. Dhe Isi thjesht ka një fuqi të tillë, një shpejtësi të tillë dhe është një finalizues i mirë“, t ha trajneri belg.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot