Futbollisti shqiptar që debutoi në Kampionatin Botëror ndaj Holandës, befason për Kosovën

0%

Futbollisti Besfort Zeneli ka bërë debutimin e tij në Kampionatin Botëror. Po për ish-lojtarin e Kosovës U-21, ishte një debutim për t’u harruar pasi Suedia e tij u mposht me rezultat të thellë 5:1 nga Holanda. Në një intervistë me gazetarin Arlind Sadiku, Zeneli u shpreh i lumtur me debutimin e tij dhe deklaroi se përveç Suedisë po përfaqëson edhe Kosovën.

“Unë gjithmonë e përfaqësoj Suedinë dhe Kosovën, unë jam i lindur në Suedi por prindërit e mi vijnë nga Kosova dhe çdo vit e vizitojmë Kosovën”, u shpreh Zeneli. Mbetet të shihet se a do të ketë mundësinë Zeneli, që të startojë ndaj Japonisë nga minuta e parë.

Gjermania tregoi edhe një herë pse konsiderohet një nga kombëtaret më të mëdha në botë, duke përmbysur rezultatin ndaj Bregut të Fildishtë dhe duke triumfuar me shifrat 2:1 në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit E të Kampionatit Botëror.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot