Elijona Binakaj nga pushimet ngre zërin për Zvërnecin: Nuk mund të

0%

Elijona Binakaj po kalon këto ditë pushimet verore në jug të Shqipërisë, ku së bashku me familjen ka vizituar disa prej destinacioneve më të njohura të bregdetit, mes tyre ishullin e Sazanit dhe Zvërnecin.

Gjatë qëndrimit të saj, ajo ka ndarë me ndjekësit një video nga këto zona, përmes së cilës ka përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë lidhur me projektet për ndërtimin e resorteve luksoze në hapësirat natyrore të bregdetit. “Ai mund të ndërtojë resorte. Ai mund të bëjë premtime. Por ai nuk mund të heshtë një gjeneratë që e di vlerën e vet”, shkruhet në videon e publikuar nga Elijona.

Foto: Instagram Postimin ish-banorja e Big Brother VIP Kosova e ka shoqëruar edhe me shprehjen: “Shqipëria e shqiptarëve”. Qëndrimi i saj lidhet me zhvillimet e fundit në Shqipëri, shqetësimin për mbrojtjen e natyrës. Elijona ka qenë e angazhuar edhe më herët në këtë çështje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pak muaj më parë, ajo dhe Klodi morën pjesë në protestat kundër projekteve të ndërtimit në Zvërnec, duke shprehur publikisht kundërshtimin e tyre ndaj ndërhyrjeve në këto zona. Shqiperia e shqiptareve🇦🇱

Burimi: Telegrafi