Në Gjykatën e Prishtinës më e , ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj grupeve të njohura si: “Capat” dhe “Sekiraqa” për përleshjen e armatosur të shtatorit të vitit 2024 ku kishte mbetur i vdekur Premtim Gashi. Të akuzuar në këtë rast janë: Korab Gashi, Valdrin Ademi, Robert Llumnica, Sali Sekiraqa, Fatos Abazi, Endrit Llapashtica, Dardan Marevci, Erd Marevci dhe Vesel Bunjaku.
Të pandehurit akuzohen për veprat penale si: Vrasje e rëndë, vrasje e rëndë në tentativë, dhe amrëmbajtje pa leje. Ndërsa i pandehuri Vesel Bunjaku akuzohet për veprën ‘Manipulim me prova’. Seanca filloi me leximin e aktakuzës nga prokurori Bashkim Zeqaj. Pas leximit të aktakuzës, të pandehurit janë pyetur nga trupi gjykues që të deklarohen mbi fajësinë e tyre në lidhje me rastin.
Të gjithë të pandehurit u deklaruan të pafajshëm për veprat penale ‘Vrasje e rëndë dhe vrasje e rëndë në tentativë’. Të pandehurit Robert Lluminca dhe Fatos Abazi e pranuan fajësinë për veprën penale ‘Armëmbajtje pa leje’. Në anën tjetër, i pandehuri Vesel Bunjaku e ka pranuar fajësinë për veprën penale ‘Manipulim me prova’. “E pranoj fajësinë për veprat që më ngarkohen nga Prokuroria.
Nuk i kam bo me vetëdije. Prej presionit krejt aty, se jom kon me një vend të keq. Nuk i kom bo me vetëdije të plotë.”- tha i pandehuri Bunjaku para trupit gjykues. Gjykata e ka pranuar pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurit Bunjaku. Me këtë rast, mbrojtja e të pandehurit Bunjaku ka kërkuar nga trupi gjykues veçimin e procedurës edhe për këtë të pandehur.
Veçimi i procedurës është kundërshtuar nga avokatët e të pandehurve Korab Gashi, Valdrin Ademi, dhe Erd Marevci, me arsyetimin se i pandehuri Vesel Bunjaku ka njohuri për rastin përtej veprës për të cilën ngarkohet Manipulimit me prova, edhe më tutje gjatë qëndrimit të tij në qendrën e paraburgimit. Trupi gjykues mori aktvendim për veçimin e procedurës për të pandehurin Vesel Bunjaku.
Më pas shqyrtimi gjyqësor ka vazhduar me fjalën hyrëse të palëve në procedurë. Në fjalën hyrëse, ndër të tjera, Prokuroria ka thënë se përmes provave të propozuara do të vërtetohet se ngjarja e datës nuk ka qenë një incident i rastësishëm. Sipas Prokurorisë të dy grupet e kanë ditur se do të ketë konflikt, dhe e kanë dashur pasojën.
Sipas Prokurorisë në vendin e ngjarjes janë gjetur 84 gëzhoja. Prokuroria bëri të ditur se arma e të pandehurit Sali Sekiraqa është revole që gjendet në pronësi vetëm të organeve shtetërore. Prokuroria është e interesuar të di se si e ka marrë në pronësi Sali Sekiraqa atë armë.
Prokuroria ka vazhduar duke e cilësuar të pandehurin Robert Llumnica si “Specialist i gjuajtjes” duke thënë se me veprimet e ndërmarra nga ana e tij, ai e ka dashur pasojën, ka mundur ta lajmëroj Policinë dhe nuk e ka bërë një gjë të tillë. Nga Prokuroria u tha se në provat që do të administrohen ka për t`u dëgjuar edhe shprehja e famshme “Nëse nuk e kryen e para, e kryen e dyta”.
Prokuroria vazhdoi dukë thënë së ka edhe dëshmi nga dëshmitarë që do e vërtetojnë se në natën e ngjarjes asgjë nuk ka qenë e rastësishme, dhe se të dy grupet kanë qenë të përgatitur për rolet e tyre. Mbrojtja e të pandehurit Korab Gashi filloi me fjalën hyrëse duke thënë se aktakuza e shtruar ndaj Korab Gashit nuk ka asnjë provë materiale që e mbështet atë.
Avokati Kujtim Kërveshi vazhdoi dukë thënë se asnjë provë materiale, as arma, as analiza e ADN-së, as gëzhoja e ndonjë arme, apo çfarëdo prove tjetër nuk e lidh të pandehuri Gashi me aktakuzën e ngritur ndaj tij. Kërveshi ka vazhduar duke vënë në pikëpyetje se si i ka siguruar Prokuroria disa informacione – saktësisht thënie të grupit tjetër në aktakuzë.
Mbrojtja ka qenë e interesuar të di se kush i ka drejtuar hetimet për rastin në fjalë, dhe si janë paraqitur këto informacione si prova për administrim. Edhe më tutje, mbrojtja e të pandehurit Gashi ka pasur kundërshtime serioze mbi aktakuzën e ngritur dhe provat e siguruara gjatë fazës së hetimeve.
“Kjo lëndë u kontaminu natën kur ka ndodh ngjarja”- tha ndër të tjera mbrojtja e të pandehurit Gashi, avokati Kujtim Kërveshi. Kërveshi tha para trupit gjykues se nga video-incizimi i kamerave ku shihet ndodhia, nga momenti i përfundimit të ngjarjes deri sa vie një polic në vendngjarje mungojnë katër minuta. Mbrojtja ka pyetur se pse nuk e kanë video-incizimin e plotë.
Mbrojtja e Gashit ka vënë në pikëpyetje edhe se si është vendosur arma e gjatë AK-47 nën trupin e tani të ndjerit Premtim Gashi. Kërveshi ka thënë se, në tërësi video-incizimit i mungojnë së paku 10 minuta, ndryshe nga ajo çka thuhet në raportin policor. Për mbrojtjen, këto 10 minuta do kishin treguar se si ka hy arma AK-47 nën trupin e viktimës.
Mbrojtja e ka cilësuar jo-normale për pragun e drejtësisë këtë nivel të manipulimit të provave. Mbrojtja e Gashit ka thënë se ky shqyrtim gjyqësor do të vërtetoj se përtej provave është manipuluar edhe me trupin e viktimës me vendosjen e AK-47 nën trupin e tij.
Kërveshi tutje ka thënë se kur të dëgjohen masat e fshehta të aplikuara gjatë fazës së hetimeve do të del në pah kontaminimi i hetimit. Do të dalin bisedat për hetues, për takime me hetues, me emra dhe orë të sakta, përfundim ky i nxjerrë nga informata e grupit “Sekiraqa” sa ata ishin duke u përgjuar.
Mbrojtja ka vazhduar duke thënë se në ato përgjime flitet edhe për veprime të tjera inkriminuese si fajde e narkotikë. Fjalën hyrëse e ka vazhduar mbrojtja e të pandehurit Valdrin Ademi, avokati Driton Musliu. Musliu ka thënë se nuk e pranon kualifikimin e veprës që i vihet në barrë të pandehurit Ademi.
Tutje mbrojtja e të pandehurit Ademi ka cilësuar se ky rast ka të bëj me mungesë të provave themelore që do e lidhnin të pandehurin Valdrin Gashi në mënyrë individuale me atë çka thuhet në aktakuzë. Mbrojtja e të pandehurit Ademi ka vazhduar duke thënë se akuza për vrasje në tentativë kërkon më shumë se thjesht prania e një personi në vendngjarje.
Musliu konsideron se nuk ka bazë faktike që dëshmon se i pandehurit Valdrin ka dashur ta privoj dikë nga jeta ose ka ndërmarr veprime konkrete për ta realizuar atë. Musliu e ka përkrahur në tërësi elaborimin e provave nga ana e mbrojtjes së të akuzuarit Korab Gashi. Me fjalën hyrëse ka vazhduar mbrojtja e të pandehurit Robert Llumnica, avokatja Kosovare Kelmendi.
Mbrojtja e të pandehurit Llumnica tha para trupit gjykues se i pandehuri Robert ndodhet në gjykim padrejtësisht vetëm sepse veproi domosdoshmërisht, pa zgjedhje tjetër, për ta zmbrapsur sulmin e kundërligjshëm real ndaj vetes dhe të tjerëve.
Mbrojtja e të pandehurit Llumnica cilësoi se me këto veprime të të pandehurit plotësohet në mënyrë absolute kushti ligjor që karakteri i mbrojtjes të jetë proporcional me shkallën e rrezikut. Kelmendi ka cilësuar se ligji e liron të pandehurin Llumnica nga të çdo përgjegjësi penale sepse veprimet e tij në natën kritike ishin mbrojtje e nevojshme.
Duke u bazuar në faktin se nga Prokuroria thuhet se shkaku që solli deri tek ngjarja e shtatorit të vitit 2024 ishte motivi hakmarrës për një konflikt të gjashtë muajve më herët mes djalit të Sali Sekiraqës dhe vëllait të tani të ndjerit Premtim Gashi, Kelmendi i ka dhënë vëmendje faktit se i pandehuri nuk ishte as familjar, as shok, e as djali i Sali Sekiraqës, kështu duke mos pasur motiv hakmarrës në drejtim të grupit tjetër “Capat”.
Mbrojtja e të pandehurit Llumnica ka akuzuar Prokurorinë se e kanë vënë në lajthitje të pandehurin gjatë marrjes në pyetje në Prokurori duke i’a prezantuar sulmuesit si kalimtarë rasti. Kelmendi ka thënë para trupit gjykues se i pandehuri Robert Llumnica është “kufomë në mes të gjallëve”. Ky i fundit u plagos 11 herë, dhe deri tani ka pasur 13 operime kirurgjikale.
Kelmendi gjithashtu ka deklaruar se sa i përket video-incizimit të kontestuar nga mbrojtësit e palëve të tjera në aktakuzë, këta e posedojnë videon e plotë dhe asaj nuk i mungon asnjë minutë. Fjalën hyrëse më pas e ka dhënë edhe mbrojtja e të pandehurit Sali Sekiraqa, avokati Naser Sopjani.
Mbrojtja e të pandehurit Sekiraqa ka thënë para trupit gjykues se që nga ngjarja e marsit të viti 2026 ku vëllai i tani të ndjerit Premtim Gashi ishte përfshirë në një konflikt verbal me djalin e Sali Sekiraqës, e që më pas kishte përfunduar me përdorim të armës së zjarrit nga djali i Saliut, rast për të cilin djali i Sali Sekiraqës është dënuar me katër vite e gjysmë burgim, i pandehuri Sali Sekiraqa ka qenë i interesuar të di se çfarë problemi kanë “Capat” më të, kur ky asnjëherë nuk ka pasur probleme më ta.
Sopjani tha se në po të njëjtën ditë në mars, i pandehuri ishte sulmuar edhe në shtëpinë e tij po ashtu nga vëllai i tani të ndjerit Premtim Gashi, dhe se e kanë akoma të panjohur motivin real të këtyre sulmeve të vazhdueshme.
Sopjani ka konsideruar se të dyja këto raste të marsit i kanë paraprirë ngjarjes së shtatorit 2026, dhe se “Capat” janë ata që kanë parapri dhe kanë ndërmarrë veprime konkrete ndaj Sali Sekiraqës. Mbrojtja e të pandehurit Sekiraqa ka deklaruar para trupit gjykues se Saliu ka mbajtur armë për arsye të mbrojtjes për shkak të frikës për jetën e tij.
Sopjani tutje ka kontestuar masat e fshehta të aplikuara gjatë fazës së hetimeve duke thënë se ato kanë qenë selektive, herë janë marrë parasysh e herë jo, duke ndikuar në drejtim të rastit herë në mënyrë të duhur e herë në mënyrë të gabuar. Seanca ka vazhduar me fjalën hyrëse të mbrojtjes së të pandehurit Fatos Abazi, avokati Mentor Neziri.
Mbrojtja e të pandehurit Abazi, tha se Prokuroria në asnjë prove nuk e ka vërtetuar gjendjen faktike që e ka përshkruar në aktakuzë. Neziri ka kërkuar nga trupi gjykues që të ketë për bazë faktin se i pandehuri Fatos Abazi, ashtu edhe siç është vërtetuar nga ekspertiza balistike, e ka përdorur revolen vetëm njëherë dhe nga ajo predhë e shkrepur nuk është lënduar askush.
Neziri ka cilësuar se nuk janë përmbushur elementet e veprës penale që i vihen në barrë të pandehurit Abazi. Tutje Neziri ka shtuar se Fatos Abazi nuk ka pasur kurrë probleme me “Capat” sepse të njëjtit nuk i ka njohur as personalisht e as familjarisht. Në fund fjalën hyrëse e ka dhënë edhe mbrojtja e të akuzuarit Erd Marevci, avokati Visar Haxhibeqiri.
Haxhibeqiri e ka kundërshtuar në plotni aktakuzën e Prokurorisë duke thënë se në raport me të pandehurin Erd Marevci nuk është ofruar as edhe një provë e vetme që e vërteton se ai e ka kryer veprën penale që i vihet në barrë.
Haxhibeqiri ka thënë se nga 88 prova mbi të cilat është bazuar aktakuza, as edhe një nuk e vërteton se Erd Marevci ka qenë prezent apo ka ndërmarrë ndonjë veprim në drejtim të kryerjes së veprës penale për të cilën akuzohet. Tutja mbrojtja e të pandehurit Marevci ka shtuar se ADN e tij nuk përkon me asnjërën mostër të marrë në vendin e ngjarjes.
Haxhibeqiri ka bërë të ditur për trupit gjykues gjithashtu se i pandehuri Marevci u arrestua më , thuajse nëntë muaj pas vrasjes. Seanca ka përfunduar për të vazhduar me 31 gusht me dhënien e dëshmive nga katër dëshmitarë.
Pasi Endrit Llapashtica dhe Dardan Marevci gjenden në arrati, Gjykata në seancën fillestare të datës e ka veçuar procedurën ndaj këtyre dy të akuzuarve, dhe Prokuroria e ka ngritur aktakuzën në mungesë ndaj tyre. Ky rast po gjykohet nga trupit gjykues më kryetare Fatime Dërmaku, dhe anëtarët Alltën Murseli dhe Ertan Sejfulla. Çka thotë dosja e Prokurorisë për rastin në fjalë?
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, të pandehurit K.R; V.A; D.M; E.M, të grupit të njohur me nofkën “Capat’’, me datë , rreth orës , në lokalin “From” dhe jashtë tij, në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, janë maskuar dhe janë pajisur armë të gjata, revole si dhe stupca.
Aktakuza pretendon të njëjtit kanë marrë në përdorim tri vetura, Porsche, Volksëagen Polo dhe Audi A7, të cilave ua kanë ndërruar targat duke vendosur targa të vjedhura duke tentuar ta privojnë nga jeta të pandehurit tjerë S. S., dhe anëtarët e grupit të tij, përkatësisht F.A; E.LL, dhe R.LI .
Me këto veprime, sipas Prokurorisë ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë’’. Po ashtu, të njëjtit akuzohen edhe për veprën e armëmbajtjes pa leje. Ndërkohë, thuhet se i pandehuri S.
S., së bashku me anëtarët e grupit të tij, përkatësisht F.A; E.LL, dhe R.LL. me dashje dhe dijeni, të përgatitur me armë zjarri, në bashkëkryerje dhe me qëllim të privimit nga jeta dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit në mes të dy grupeve, në po në të njëjtin vend kanë privuar nga jeta të ndjerin Pajtim Gashi, dhe kanë tentuar të privojnë nga jeta edhe të pandehurit tjerë.
Po ashtu i pandehuri V.B akuzohet se ka kryer manipulim me prova dhe armëmbajtje pa leje. Sipas hetimeve, aktakuza thotë se motivi i këtij sulmi lidhet me një konflikt të mëhershëm të datës , të ndodhur ndërmjet SH.S. (djalit të të pandehurit S.S) dhe P.G. (vëllait të tani të ndjerit Pajtim Gashi), konflikt i cili ka përshkallëzuar armiqësinë ndërmjet dy grupeve.
Historiku i konfliktit Dy familje, Sekiraqa e Gashi dyshohet se u përfshinë në ngjarjen e cila u regjistrua rreth orës më , në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen Aktash në Prishtinë. Viktima i ishte kundërpëgjigjur sulmit me një armë të gjatë të tipit kallashnikov.
I njëjti nga plagët e marra nga sulmi ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa vetëm disa orë më vonë trupi i tij ishte dërguar për obduksion. Siç kishte konfirmuar asokohe kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, ngjarja dyshohet se është vazhdimësi e një rasti paraprak, më konkretisht e një konflikti që ka ndodhur muaj më parë.
Në këtë konflikt që kishte ndodhur në muajin mars të vitit 2024, Pajtim Gashi kishte mbetur i plagosur ndërsa i dyshuar për këtë ngjarje ishte Shkumbin Sekiraqa. Ky i fundit tashmë ka një aktakuzë e cila është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më . KALLXO.com kishte arritur që të sigurojë aktakuzën në të cilën jepen detaje të plagosjes që ka ndodhur në muajin mars 2024.
Edhe në atë kohë dyshimet ishin për përfshirjen e të njëjtave familje. Shkumbin Sekiraqa, ndaj të cilit është ngritur aktakuzë për rastin e muajit mars 2024 është djali i Salih Sekiraqës. Ky i fundit është njëri nga personat e plagosur në gjuajtjet me armë në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë më .
Për Shkumbin Sekiraqën prokuroria kishte kërkuar që t’i vazhdohej masa e paraburgimit deri sa është ngritur edhe aktakuza ndaj tij. Shkumbin Sekiraqa akuzohet nga Prokuroria e Prishtinës se më kishte tentuar ta privojë nga jeta Pajtim Gashin. Ky i fundit mbeti i plagosur.
“Rreth orës në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë deri sa ishte duke lëvizur me një veturë të tipit “Audi” pronë e të pandehurit tjetër M.Haliti, ishte takuar me personin NN i cili lëvizste me një pickap, i pandehuri Shkumbin Sekiraqa për arsye të panjohura me dashje me qëllim që të privoj nga jeta të dëmtuarin Pajtim Gashi pas bisedës me NN personin i drejtohet me fjalt “paja shoq a po më njeh mu” ku më pas e sulmojnë fizikisht”- përshkruhet ngjarja e cila ndodhi më .
Dosja e prokurorisë përshkruan edhe se Shkumbin Sekiraqa kishte nxjerrë armën e zjarrit, kishte shtënë në drejtim të Pajtim Gashit e më pas e kishte goditur në kokë me kondakt të armës.
“Me këto veprime i shkakton lëndime në kokë dhe një plagë në këmbën e djathtë, i dëmtuari (Pajtim Gashi) ka arrit të largohet nga vendi i ngjarjes, i pandehuri (Shkumbin Sekiraqa) ka vazhduar që të gjuaj në drejtim të tij”- përshkruhet tutje në aktakuzën që ka siguruar KALLXO.com . Me këto veprime Shkumbin Sekiraqa sipas prokurorisë ka kryer veprën penale të vrasjes në tentativë.
E me të njëjtat veprime Sekiraqa dyshohet se kreu edhe veprën tjetër penale, atë të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm. Kjo pasi që i njëjti kishte përdorur armën e zjarrit në një vend publik dhe kishte rrezikuar edhe jetën e personave të tjerë që kishin qenë në rrugë.
Një tjetër vepër penale që i ngarkohet Sekiraqës nga Prokuroria e Prishtinës është ajo e mbajtjes në pronësi, kontroll apo posedim të armës pa leje. Shkumbin Sekiraqa në polici në deklarimin e tij kishte mohuar përfshirjen e tij në rast. “Çka kam thënë në polici është e vërtetë dhe nuk kam tjetër çka të shtoj tani nuk dua të deklarohem më.
Në polici ka deklaruar se nuk ka lidhje me rastin që ka ndodhur më datë dhe nuk e njeh të dëmtuarin Pajtim Gashi”- thuhet tutje në dosjen e prokurorisë. E Pajtim Gashi, i cili mbeti i plagosur në mars 2024, kishte deklaruar se në datën e lartëpërmendur ishte në afërsi të një biznesi familjar.
“Ka ardhë një person me veturë të kuqe, personi më është ofru dhe më ka thënë “pse po më këqyrë” ka filluar të më shaj me fjalë banale “çka k… po më këqyrë”, i kam thënë nuk jam ka të këqyri o vlla po shko rrugës tande ai më ka thënë se je ka më këqyrë shtremtë, pas kësaj ka vazhdu me veturë, kah objekti teposhtë vetura e ka pas derën e hapur dhe pse ishte duke vozitur ai e mbajtje derën qelë, mandej pasi që është largu diku 15 metra e ka ndalë derën ka dalë nga vetura është nis në drejtim të tij nuk i ka parë asgjë në dorë dhe ka filluar prapë të shajë”- ka shpjeguar Pajtim Gashi në prokurori ngjarjen e marsit.
Gashi kishte treguar për sulmin e më pas edhe për të shtënat me armë. “Me sa din ai ka shtënë 5-6 herë. Shkumbin Sekiraqën nuk e njeh nuk e ka njohur më parë dhe nuk ka pasur asnjëherë probleme me të. Në polici nuk ka arritur që ta identifiku Shkumbin Sekiraqën, Pajtim Gashi”- thuhet tutje në dosje.
