Livakoviç është portieri i ri i Barcelonës

0%

Barcelona ka zyrtarizuar afrimin e Dominik Livakoviç, me portierin kroat që ka firmosur kontratë për katër sezonet e ardhshme, deri në vitin 2030. 31-vjeçari mbërrin nga Fenerbahçe për një shumë prej 4 milionë eurosh, 2 milionë euro të garantuara dhe 2 milionë të tjera në formën e bonuseve.

Livakoviç kishte mbërritur në Barcelonë të martën dhe të mërkurën përfundoi me sukses vizitat mjekësore. Më pas ai firmosi kontratën në prani të drejtuesve të klubit, mes tyre presidentit Joan Laporta, drejtorit sportiv Deco, Rafa Yuste dhe Bojan Krkic.

Tashmë mbetet për t’u vendosur nëse ‘gardiani’ kroat do të qëndrojë në skuadër si zëvendësues i Joan Garcia-s apo do të largohet në huazim. Barcelona po shqyrton mundësinë e huazimit, ndërsa Dinamo Zagrebi përmendet si një prej destinacioneve më të mundshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Trajneri Hansi Flick e ka vlerësuar eksperiencën e Livakovic-it, duke theksuar se është pozitive të kesh një portier me përvojë në dispozicion për vitet e ardhshme. Gjermani ka shprehur gjithashtu kënaqësinë për paraqitjet e Wojciech Szczesny-t, i cili do të jetë pjesë e ekipit edhe për sezonin e fundit të kontratës së tij.

Livakovic vjen te Barcelona me një CV të pasur, veçanërisht falë paraqitjeve me kombëtaren e Kroacisë. Tashmë katalanasit duhet të vendosin nëse ai do të jetë pjesë e skuadrës këtë sezon apo do të fitojë minuta në një tjetër klub përmes huazimit.

Burimi: Bota Sot