U kap me armë në Krujë, arrestohet 61-vjeçari, më parë kultivonte

0%

Policia e Krujës ka finalizuar operacionin e koduar “Fokusi”, në kuadër të të cilit është arrestuar në flagrancë një 61-vjeçar, pasi u kap duke mbajtur pa leje armë zjarri dhe municion. Në pranga ka rënë shtetasi Sh. M., banues në fshatin Abaze, Krujë, i cili rezulton i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve të kryera në një magazinë brenda rrethimit të banesës së tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë gjetën një armë zjarri pistoletë, së bashku me krëhërin dhe municionin. Arma e zjarrit dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Burimi: Bota Sot