Rasti i dhunimit të një burri nga tre të tjerë ka ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Kështu ka konfirmuar për Kallxo.com zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. “Ndaj tre personave është inicuar rast për veprën penale dhunimi.
Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për këtë rast”- ka thënë ai duke shtuar se për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të ndajnë më shumë informacione. Policia e Kosovës në raportin 24-orësh kishte njoftuar se një rast dhunimi ka ndodhur në Istog më rreth orës .
Viktima, burrë, ka raportuar në Polici se tre të dyshuar fillimisht kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij e pastaj edhe e kanë dhunuar seksualisht. “Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.”- thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
