Kërcënim me bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

0%

Disa institucione në qytete të ndryshme të Shqipërisë janë përfshirë këtë të enjte në një kërcënim me bombë përmes postës elektronike. Sipas Policisë së Shtetit, mëngjesin e sotëm në adresat elektronike të disa institucioneve është dërguar një e-mail nga një adresë ende e paidentifikuar, me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste.

Në mesazh pretendohej se në ambientet e institucioneve ishte vendosur një bombë. Pas marrjes së informacionit, strukturat e Policisë së Shtetit kanë nisur menjëherë kontrollet dhe verifikimet në institucionet e përfshira. Nga kontrollet e kryera deri më tani nuk është konstatuar asnjë bombë apo material tjetër eksploziv.

Ndërkohë, çështja është marrë në ndjekje nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese. Hetuesit po punojnë për identifikimin e autorit, si dhe për gjurmimin e adresës elektronike nga e cila janë dërguar kërcënimet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve të mos krijojnë panik, duke theksuar se strukturat e saj janë të angazhuara për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive. Hetimet për identifikimin e personit ose personave përgjegjës vijojjnë.

Burimi: Bota Sot
REKLAMË

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për brendin tuaj.

Reklamo Këtu