Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar në takim kryetarët e komunave të Lipjanit, Podujevës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit, për të diskutuar situatën aktuale me pastrimin dhe menaxhimin e mbeturinave. Në fokus të takimit do të jenë sfidat aktuale në menaxhimin e mbeturinave, koordinimi ndërmjet komunave dhe mundësitë për bashkëpunim për përmirësimin e shërbimeve.
Në takim pritet të marrin pjesë kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ai i Lipjanit, Imri Ahmeti dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ndërsa, kryetari Podujevës, ai i Fushë Kosovës dhe Obiliqit nuk i janë përgjigjur ftesës. Telegrafi do të raportojë në lidhje me këtë takim, derisa është paralajmëruar edhe një konferencë pas diskutimit mes kryetarëve./ Telegrafi
