Afërdita Bytyqi zgjidhet zëvendëskryesuese e Këshillit Gjyqësor të

0%

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit, Afërdita Bytyqi, ka marrë pozitën e zëvendëskryesueses së Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Ky vendim është marrë më në takimin e 371-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Para anëtarëve të Këshillit, Bytyqi ka shprehur falënderim për besimin e dhënë dhe është zotuar që do të bashkëpunojë dhe kontribuojë me gjithë kapacitetin në drejtim të avancimit të sistemit të drejtësisë për një Këshill Gjyqësor më të avancuar dhe më transparent. Mandati i saj si zëvendëskryesuese e KGJK-së fillon nga dita e sotme dhe zgjat tri vjet.

Burimi: Kallxo