KRU “Gjakova” lehtëson pagesat për konsumatorët përmes platformës

0%

Konsumatorët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) “Gjakova” tashmë kanë mundësi që obligimet e tyre t’i kryejnë online, përmes portalit shtetëror e-Kosova. Sipas njoftimit të KRU “Gjakova”, pagesa e obligimeve mund të realizohet shpejt dhe lehtë, duke ndjekur hapat e paraqitur në videon udhëzuese të publikuar nga kompania.

Nga KRU “Gjakova” kanë bërë të ditur se kjo mundësi synon t’ua lehtësojë konsumatorëve kryerjen e pagesave, duke u ofruar një mënyrë më të shpejtë dhe më praktike për përmbushjen e obligimeve të tyre. “Gjithmonë më afër konsumatorëve ”, thuhet në mesazhin e KRU “Gjakova”. Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që të shfrytëzojnë mundësinë e pagesave online përmes platformës e-Kosova.

Burimi: Bota Sot