Një incident ka ndodhur në Zubin Potok, ku një kamion ka goditur telat e rrymës dhe për pasojë i ka këputur ato. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 26 gusht rreth orës . Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante për të ndërmarrë veprimet e nevojshme.
I dyshuari, shtetas kosovar, është intervistuar nga policia, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar. Rasti është proceduar në procedurë të rregullt.
Burimi:
Bota Sot
