Një person në Vushtrri dyshohet se u dërgoi mesazhe kërcënuese

0%

Një person dyshohet se u ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese familjarëve të tij. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Vushtrri dhe u iniciua si “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”. “Vushtrri / – . Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar u ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese viktimave kosovare.

Palët janë sjellë në stacion policor, ku pas inicimit të rastit viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt” , njofton Policia.

Burimi: Bota Sot