Dita e së vërtetës për ekipet shqiptare, Dinamo dhe Egnatia kërkojnë

0%

Sot, më 27 gusht, luhen dy ndeshjet e kthimit të shumëpritura që do të vendosin fatin europian të dy prej skuadrave tona. Tifozët shqiptarë bëhen gati për një mbrëmje drithëruese të Play-off-eve, me sytë e drejtuar nga Qiproja dhe Norvegjia. ​Dinamo City përballet me Pafos në një mision deçiziv në Qipro.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Elbasan Arena, ku Fadairo kaloi blutë në avantazh para se qipriotët të barazonin nga pika e bardhë, gjithçka do të vendoset sot. Sfida luhet në Limassol në orën dhe është e vlefshme për Play-off-in e Conference League.

Kjo përballje deçizive do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në platformën DigitAlb. ​Në analizën e kësaj sfide, Pafos, një ish-pjesëmarrëse në eliminatoret e Champions League sezonin e kaluar, ka avantazhin e fushës dhe mbetet favorite në letër si një skuadër me buxhet dhe cilësi të lartë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, Nëndetësja ka treguar tashmë një karakter të fortë në Europë, duke kujtuar përmbysjen fantastike 4-0 ndaj Audës. ​Paralelisht, po në orën , vëmendja zhvendoset në Norvegji, ku Egnatia sfidon Lillestrom-in për ëndrrën drejt grupeve të Europa League. Ndeshja e parë në Rrogozhinë u mbyll me rrjeta të paprekura 0-0, duke e lënë kualifikimin tërësisht të hapur.

Rrogozhinasit e kanë siguruar tashmë fazën e ligës në Conference League pavarësisht rezultatit të sotëm, por synojnë të bëjnë hapin e madh. ​Në ndeshjen e parë Egnatia tregoi se mund ti bëjë keq kundërshtarit, sidomos nëse kujtojmë traversën e Grudës.

Përballë një ekipi norvegjez që vuan nga një formë e dobët pas 4 ndeshjeve radhazi pa fitore, ata kanë çdo arsye për të besuar te kualifikimi. Pritet një ndeshje tepër e ekuilibruar dhe e mbyllur taktike, ku edhe një episod i vetëm mund të bëjë diferencën. Duke parë vështirësitë e Lillestrom-it në shtëpi, nuk do të ishte surprizë një fitore e ngushtë dhe historike.

Burimi: Bota Sot