Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) kanë planifikuar bashkëfinancimin e projektit për ndërtimin e urës në Veternik, mbi rrugën “A”, me vlerë të parashikuar prej 10 milionë eurosh, raporton Telegrafi.
Sipas të dhënave të përfshira në dosjen e tenderit, financimi i projektit është planifikuar të shtrihet në disa vite, deri në vitin 2029. Për vitin 2026, Komuna e Prishtinës ka paraparë 1 milion euro, ndërsa MMPHI-ja 2 milionë euro.
Rruga “Jim Xhema” në Prishtinë, një nga projektet më të mëdha në kryeqytet – por ende e papërfunduar pas gati tri vitesh Në vitin 2027, Komuna planifikon të ndajë 1 milion euro, kurse Ministria 1.5 milion euro. Për vitin 2028, sipas planifikimit të paraqitur në dokumentacion, Komuna do të ndajë 2 milionë euro, ndërsa MMPHI-ja 1.5 milion euro.
Ndërkaq, për vitin 2029 është paraparë që Komuna e Prishtinës të ndajë edhe 1 milion euro për këtë projekt. Tenderi me titullin “Ndërtimi i urës (Mbikalimi dhe Nënkalimi për vetura dhe automjete) në Veternik mbi rrugën ‘A’ – Bashkëfinancim me MMPHI-në” është hapur më . Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 14 shtatori 2026, në ora . Çfarë parasheh projekti në Veternik?
Sipas përshkrimit teknik të përfshirë në dosjen e tenderit, në këtë zonë është planifikuar një nyje shumëfunksionale që do të përfshijë rrethrrotullim, rampa lidhëse dhe nënkalim. Projekti synon të mundësojë shpërndarjen e trafikut ndërmjet rrugës “A”, lagjes “Kalabria” dhe rrjetit ekzistues rrugor të Veternikut.
Pezullimi i punimeve në “Rrugën A”, çfarë thotë vendimi i Gjykatës Komerciale? Sipas dokumentacionit, rrethrrotullimi do të shërbejë për organizimin e lëvizjes së automjeteve në drejtime të ndryshme, ndërsa rruga “A” do të kalojë përmes nënkalimit, shkruan Telegrafi. Në këtë mënyrë, sipas projektuesve, qarkullimi në aksin kryesor do të vazhdojë pa ndërprerje nga trafiku lokal.
Lidhja e rrugës “A” me lagjen “Kalabria” parashihet të realizohet përmes rampave hyrëse dhe dalëse, të cilat do të mundësojnë qasje në të dy drejtimet. Në kuadër të projektit janë paraparë edhe rampa që lidhin zonën e Veternikut dhe atë të Spitalit me rrugën “A”.
Dokumentacioni parasheh gjithashtu ndërtimin e trotuareve në të dy anët e rrugëve, të cilat do të pajisen me shirita taktilë orientues për personat me dëmtime në shikim.
Sipas dosjes së tenderit, organizimi i korsive dhe sinjalizimit është konceptuar për të rritur rrjedhshmërinë e trafikut dhe sigurinë e automjeteve e këmbësorëve, si dhe për ta integruar nyjën e re me infrastrukturën ekzistuese.
Me realizimin e këtij projekti synohet krijimi i një lidhjeje më të drejtpërdrejtë ndërmjet rrugës “A” dhe “Kalabrisë”, përmirësimi i lidhjes së Veternikut me rrjetin primar rrugor dhe qasja më efikase drejt kompleksit spitalor.
Një tjetër objektiv i projektit është eliminimi i konflikteve të trafikut në aksin kryesor përmes nënkalimit, si dhe rritja e kapacitetit dhe sigurisë së rrjetit rrugor në këtë pjesë të Prishtinës. Sipas dosjes, ndërhyrja pritet të përmirësojë lidhshmërinë e pjesës jugore të kryeqytetit me rrugën “A”, duke ndikuar në kohën e udhëtimit dhe sigurinë në komunikacion. / Telegrafi
