KRU Hidroregjioni Jugor ka njoftuar se, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut gjatë natës, uji nga Radesha, i cili furnizon qytetin e Dragashit, ka pasur turbullirë të madhe. Sipas njoftimit, për shkak të nivelit të lartë të turbullirës, uji nuk ka mundur të pastrohet tërësisht përmes filtrave në objektin filtrues.
KRU Hidroregjioni Jugor bën të ditur se situata tashmë është stabilizuar, megjithatë uji vazhdon të ketë turbullirë. Për këtë arsye, konsumatorëve u bëhet thirrje që, deri në pastrimin e plotë të ujit, të mos e përdorin atë për pije. Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.
