Donjeta Sadiku, krenaria e Kosovës, është gati për finalen e madhe të boksit në Lojërat Mesdhetare – “Taranto 2026”. Donjeta, një emër i frikshëm për boksieren ruse që po e përfaqën Serbinë, Kristina Kuluhova. “Kuluhova në finale do të përballet me Donjeta Sadikun, përfaqësuese e Kosovës” -, ka shkruar media serbe “Kurir”. Gazeta serbe “Politika”, provokon rëndë shtetin e Kosovës.
“Një ruse që lufton nën flamurin serb mposhti një franceze me vendim të gjyqtarëve, me rezultatin 3:2 Kulukhova do të luftojë për medaljen e artë kundër Donjeta Sadiku, një përfaqësuese e të ashtuquajturës Kosovë”, shkarravit ky medium.
Portali tjetër serb “Press” ka shkruar me nervozizëm: “Kuluhova lufton për medaljen e artë kundër Donjeta Sadikut Pas kualifikimit për në finalen e Lojërave Mesdhetare, Kristina Kuluhova do të garojë për medaljen e artë kundër Donjeta Sadikut, një përfaqësuese e Kosovës. Kjo ndeshje ka rëndësi shtesë sepse sjell mundësinë e fitimit të medaljes më të vlefshme në këtë garë prestigjioze.
Ndeshja do të vendosë se kush do të fitojë medaljen e artë në kategorinë 60 kg”.