Shpat Abdi dhe Bekim Sadiki do të udhëheqin FC Xhepçishtin në Ligën e

0%

Shpat Abdi dhe Bekim Sadiki do të udhëheqin FC Xhepçishtin në Ligën e Tretë të Maqedonisë – Grupi Perëndim! FC Xhepçishti po përgatitet për një sezon të ri dhe me ambicie të qarta në Ligën e Tretë – Perëndim. Klubi ka vendosur që skuadrën ta drejtojë dyshja e trajnerëve Shpat Abdi dhe Bekimi Sadiki, të cilët do të jenë përgjegjës për përgatitjen dhe udhëheqjen e ekipit gjatë kampionatit.

Me këtë zgjedhje, FC Xhepçishti synon të krijojë një skuadër konkurruese dhe të zhvillojë një sezon sa më të mirë në një kampionat që pritet të sjellë shumë rivalitet dhe ndeshje interesante, shkruan “Open-TV:..

Për Abdin dhe Sadikin, detyra nuk do të jetë e lehtë, por objektivi është që përmes punës, organizimit dhe angazhimit të lojtarëve, Xhepçishti të ketë një paraqitje dinjitoze dhe të luftojë për rezultate pozitive në çdo ndeshje. Tashmë vëmendja është te përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa tifozët e FC Xhepçishtit presin me interes paraqitjen e skuadrës në Ligën e Tretë – Perëndim..

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot