Zyrtarët e Arsenalit janë gjithnjë e më optimist për transferimin e Julián Álvarez, pasi Atlético Madrid ka mbyllur derën për një kalim të tij te Barcelona. Klubi madrilen kërkon rreth 130 milionë euro, ndërsa oferta aktuale e Arsenalit është 120 milionë euro, me mundësi për t’u rritur. Situata e Álvarez te Atlético është tensionuar pas vërshëllimave të tifozëve ndaj tij.
Sipas raportimeve nga Spanja, sulmuesi argjentinas tashmë e sheh Arsenalin si opsionin e tij kryesor, duke e bërë gjithnjë e më të mundshëm transferimin para mbylljes së merkatos.
