Gasperini i prish punë Juventusit

0%

Java e fundit e merkatos do të jetë shumë e nxehtë, pasi ka shumë skuadra të cilat janë ende në kërkim të afrimeve cilësore për të përmirësuar kontingjentin. Një prej emrave më të lakuar është ai i Frank Kesi, mesfushorit i cili është tashmë lojtar i lirë pasi është larguar nga Arabia Saudite ku ka luajtur në edicionet e fundit .

Kesi ndiqet prej kohësh nga Juventusi që i ka bërë një ofertë prej 4-4,5 milionë eurosh në vit, për një marrëveshje trevjeçare. Por më parë bardhezinjtë duhet të gjejnë një sistemim për Kopmainers, para se të marrin futbollistin nga Bregu i Fildishtë. Tani bëhet e ditur se në garë për mesfushorin ka hyrë edhe Roma, pas insistimit të Xhanpiero Gasperinit.

Ky i fundit ishte ai që i dha mundësinë Kesit të shpërthente në futbollin italian me fanellën e Atalantës para se të transferohej te Milani. Tashmë, e kërkon përsëri në skuadër, për t’i besuar mesfushën e Romës së tij, e cila këtë vit ka ambicie të luftojë edhe për titullin kampion.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot