Një rast i posedimit të paautorizuar të narkotikëve është zbuluar mbrëmjen e 12 tetorit në Pejë. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës , njësiti për hetimin e trafikimit me narkotikë ka ndaluar Indrit Rakipin, nën dyshimin se mund të posedonte diçka të paligjshme.
Gjatë kontrollit, atij i është gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, e cila pas peshimit ka rezultuar në 0.7 gramë. I dyshuari është intervistuar, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit. Me urdhër të prokurorit, Rakipi është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe vazhdon të hetohet. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
