Një incident është regjistruar mbrëmjen e 12 tetorit në sheshin e qytetit në Gjilan, ku dy zyrtarë policorë janë lënduar gjatë arrestimit të një personi të dyshuar. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës , derisa policët ishin në detyrë afër kafiterisë “NOYERA”, janë ndalur nga Lirim Pireva, i cili dyshohet se për arsye banale iu është drejtuar atyre me fjalë kërcënuese.
Policët kanë ndërhyrë dhe e kanë prangosur të dyshuarin, duke e shoqëruar drejt stacionit policor. Gjatë shoqërimit, në rrugën “Akile Imami”, Pireva dyshohet se e ka goditur nga prapa me këmbë njërin prej zyrtarëve policorë, duke bërë që ai të rrëzohet dhe të pësojë lëndime në shpinë dhe dorë.
Incident në sheshin e Gjilanit – 26-vjeçari dyshohet se kërcënoi policët dhe i lëndoi gjatë arrestimit Edhe zyrtari tjetër policor dyshohet se ka pësuar lëndim në dorë gjatë arrestimit. Njëri prej policëve ka pranuar trajtim mjekësor.
Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Rasti mbetet nën hetime. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
