U arrestua teksa ishte në makinë me Ergys Agasin, policia kontrolle

0%

Menjëherë pas arrestimit të Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut në zonën e Plepave në Durrës, forcat e policisë kanë zhvilluar një kontroll në banesën e Shpatarakut në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë. Sipas informacioneve, kontrolli është kryer me urdhër të organeve të drejtësisë, në kuadër të veprimeve hetimore që lidhen me dosjen e AKSHI-t.

Efektivët kanë ushtruar kontroll në ambientet e banesës, ndërsa hetuesit po këqyrin dokumente, pajisje elektronike dhe sende të tjera që mund të kenë vlerë për hetimin. Kontrolli i banesës vjen menjëherë pas arrestimit të Shpatarakut, i cili u kap së bashku me Ergys Agasin teksa udhëtonin me një automjet nga Elbasani drejt Durrësit.

Shpataraku, ish-punonjës policie, ishte në shoqërinë e Agasit, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve për dosjen e tenderëve të AKSHI-t.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot