Mbi 45 mijë studentë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë protestuar në rreth 100 qytete të Gjermanisë kundër planeve të qeverisë për reformimin e shërbimit ushtarak. Protestuesit kundërshtojnë mundësinë e rikthimit të rekrutimit të detyrueshëm, duke kërkuar që shërbimi në ushtri të mbetet vullnetar. “Ne nuk do të marrim pjesë në luftërat tuaja”, ishte një nga thirrjet e protestuesve.
Lëvizja studentore kundërshton edhe regjistrimin dhe kontrollet mjekësore të detyrueshme për të rinjtë, të cilat i konsideron si hapa drejt rikthimit të rekrutimit të detyrueshëm. Qeveria e kancelarit Friedrich Merz synon të rrisë kapacitetet ushtarake të vendit dhe numrin e ushtarëve aktivë në 260 mijë.
Sipas planit, shërbimi ushtarak do të mbetet vullnetar në fazën aktuale, por mundësia e rekrutimit të detyrueshëm nëse nuk ka mjaftueshëm vullnetarë ka nxitur shqetësime te të rinjtë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!