Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj Naim dhe Lulzim Sallahut, të cilët po përballen me akuza lidhur me tenderin për rikonstruktimin e rrugës Prizren–Prevallë. Gazeta Sinjali raporton se seanca e planifikuar për sot, më , është shtyrë për shkak të gjendjes shëndetësore të njërës prej anëtareve të trupit gjykues.
Për shkak të mungesës së saj, nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor, duke bërë që seanca të dështojë. Rasti lidhet me tenderin e Ministrisë së Infrastrukturës për rikonstruktimin e rrugës rajonale Prizren–Prevallë, për të cilin kompania “SA Sallahu” kishte aplikuar në vitin 2019.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Lulzim Sallahu, në cilësinë e pronarit dhe drejtorit të kompanisë “SA Sallahu”, akuzohet për veprën penale “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik”, ndërsa Naim Sallahu për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
Prokuroria pretendon se gjatë procedurave të tenderimit janë përdorur dokumente me përmbajtje të pavërtetë, përfshirë referenca dhe dokumentacion tjetër të nevojshëm për plotësimin e kritereve të tenderit. Për shkak të shtyrjes së sotme, shqyrtimi i akuzave ndaj të pandehurve mbetet të vazhdojë në seancën e ardhshme.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! /GazetaSinjali
