Në minutën e 10-të, Dinamo kaloi në epërsi në Stavanger. Stojkoviq depërtoi në zonën e rreptësisë nga krahu i djathtë, pas një pasimi të Lisicës. Ai harkoi topin në zonën e pesëmetërshit, ku Arfbër Hoxha shënoi me kokë për epërsinë e Dinamos. Në minutën e 18-të, Tripiç barazoi rezultatin.
Skuadra e Viking nga Norvegjia tani është në epërsi me 3:1 falë golave të Austbos në minutën e 48-të e Moi në atë të 51-tin. Duhet theksuar se sfida e parë në Zagreb kishte përfunduar baras (2:2) dhe Viking me një këmbë gjendet drejt ligës së Champions League..
