Pritet protestë më 28 gusht 2026 pasi dy gra dyshohet se u vranë nga

0%

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka paralajmëruar protestë për të premten, më , pas dy rasteve të vrasjes së grave që u regjistruan këtë javë. Sipas njoftimit, protesta do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet nga ora . “Këtë javë dy burra i vranë dy gra. Të hënën një burrë vrau me armë bashkëshorten 25 vjeçe në Malishevë.

Ndërsa sot, në Prizren një tjetër burrë e ngulfati bashkëshorten deri kur ajo dha frymë. Këto dy jetë që u morën prej dorës së burrave e përplasën kobshëm fatin kolektiv që i përcaktohet vajzave e grave në një rend patriarkal që ushqehet pangopshëm përmes trupave të grave.” – thuhet në njoftim. Një grua 80-vjeçare është gjetur e vdekur në orët e para të datës , në një shtëpi në Prizren.

Për rastin është arrestuar bashkëshorti i saj, 81-vjeçar, nën dyshimin për “vrasje të rëndë”. Kurse, të hënën, më , një 25-vjeçare nga Malisheva, e cila sipas Prokurorisë Themelore të Gjakovës, dyshohet se u vra nga burri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

U raportua se ajo ishte në muajin e 34-t të shtatzënisë. 25-vjeçarja ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi kishte pësuar plagë nga arma e zjarrit në fshatin Kërvasari të Malishevës. Sipas Prokurorisë Themelore në Gjakovë, viktima ishte bashkëshortja e personit të dyshuar, i cili po ashtu ka pësuar plagë të rënda nga arma e zjarrit.

I dyshuari, 26-vjeçar, është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe, sipas njoftimit të Prokurorisë, është në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën. Çifti janë gjetur të plagosur në një dhomë gjumi. Rasti është konfirmuar për KALLXO.com nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më , rreth orës , ndërsa njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Burimi: Kallxo