Aksident i rëndë në magjistralen Suharekë–Prizren, përplasen kamioni

0%

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në magjistralen Suharekë–Prizren, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Nga pamjet e siguruara nga Sinjali , shihet se përplasja ka qenë e fuqishme, ndërsa të dyja automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Nuk dihet ende gjendja e personave që mund të kenë mbetur të lënduar.

Për gjendjen e të lënduarve, Sinjali është në pritje të një përgjigjeje nga autoritetet. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com