Festa që u kthye në tragjedi për familjen shqiptare në Greqi/ Babai i

0%

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën Rodhopi në Greqi, ku 44-vjeçarja shqiptare Esma Meço u vra me thikë nga bashkëshorti i saj 53-vjeçar, Bujar Meço mesditën e sotme Sipas mediave greke, gruaja kishte kohë që ishte larguar nga shtëpia dhe punonte sezonalisht në ishullin Thasos, ndërsa ishte kthyer në fshatin Dialambi për të festuar ditëlindjen e vajzës së saj 16-vjeçare.

Festimi familjar përfundoi në tragjedi. 53-vjeçari dyshohet se e sulmoi gruan dhe e goditi me thikë në qafë, duke i shkaktuar plagë fatale. Pas ngjarjes, djali 19-vjeçar i çiftit e mori nënën e tij të gjakosur në krahë dhe e çoi në spital, me shpresën se mund të shpëtonte. Megjithatë, mjekët e njoftuan të riun se nëna e tij kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë, vajza 16-vjeçare, e cila ndodhej në një dhomë tjetër të banesës, dyshohet se ka telefonuar autoritetet për të njoftuar për sulmin. Të dy fëmijët ndodhen në gjendje shoku. Pas sulmit, 53-vjeçari dyshohet se është vetëplagosur dhe ka konsumuar naftë, në tentativë për t’i dhënë fund jetës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai u transportua në spital, ku po trajtohet nën kujdesin e policisë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka sekuestruar dy thika nga vendi i ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e krimit. Për 53-vjeçarin është ngritur një çështje penale për vrasje me dashje, dhunë në familje dhe shkelje të ligjit për armët.

Sipas autoriteteve greke, autopsia pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa hetimet paraprake po kryhen nga Departamenti i Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Komotini. Një detaj i rëndësishëm i bërë publik nga autoritetet është se në vitin 2022, në Heraklion të Kretës, 53-vjeçari ishte arrestuar për kërcënime në familje ndaj së njëjtës grua.

Policia vijon hetimet, ndërsa deklarimet e dy fëmijëve pritet të merren në ditët në vijim për të hedhur më shumë dritë mbi momentet para dhe gjatë krimit.

Burimi: Bota Sot