Çmimet nën monitorim, ministrja Ibrahimaj prezanton platformën e re

0%

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar lançimin e “PriceWatch Albania”, një platformë e re që synon të rrisë transparencën e çmimeve në treg. Duke nisur nga muaji shtator, konsumatorët do të mund të krahasojnë çmimet e produkteve bazë dhe të identifikojnë pikat ku ato shiten më lirë.

Platforma do të mundësojë gjithashtu monitorimin e zinxhirit të çmimit, nga importi ose prodhimi deri te pika e shitjes, me synim evidentimin e abuzimeve. Postimi i Ibrahimajt: Çmimet duhet të jenë të dukshme, të krahasueshme dhe transparente për çdo qytetar.

Për këtë arsye, nga muaji shtator do të lançojmë “PriceWatch Albania” – Pasqyra e Çmimeve, një platformë e menduar për qytetarët shqiptarë dhe miliona konsumatorë të huaj në Shqipëri. Platforma do të integrohet edhe në PasqyrAlbania. Përmes kësaj platforme, konsumatorët do të mund të shohin çmimet e produkteve bazë, t’i krahasojnë ato dhe të zgjedhin se ku mund t’i blejnë më lirë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nëpërmjet mekanizmit të ri të raportimit do të ndjekim edhe zinxhirin e çmimit, nga importi apo prodhimi deri në pikën e shitjes, për të kuptuar ku krijohen diferencat dhe për të evidentuar abuzimet. Në një ekonomi të lirë, çmimet përcaktohen nga tregu. Roli ynë është të garantojmë transparencë, monitorim dhe më shumë informacion për konsumatorin.

Me PriceWatch Albania, çdo konsumator do të ketë një instrument konkret për të krahasuar, vlerësuar dhe vendosur ku të blejë.

Burimi: Bota Sot