Vendim i rëndësishëm për Armando Brojën, trajneri i Bërnlit i mban shpresat te sulmuesi kuqezi! Armando Broja po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e planeve të Bërnlit në javët e para të sezonit, pasi trajneri Niki Hejen po i beson sulmuesit të Kombëtares shqiptare.
Pasi e aktivizoi titullar në kampionat, trajneri i Bërnlit ka vendosur t’i japë një fanellë titullari atij edhe në sfidën e Kupës së Ligës që Bërnli luan në transfertë përballë Bradford. Broja nuk luante si titullar në dy ndeshje zyrtare radhazi me klubin e tij që nga janari i këtij viti..
