Mbi 40 shqiptarë nga siria dhe iraku u kthyen, por pa strehim dhe

0%

Shqiptarët e riatdhesuar nga zonat e konfliktit SIRI, IRAK kthehen në Shqipëri, por përballen me rrezikun e pasigurisë ekonomike dhe strehimit, si dhe të përjashtimit social.

Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm ka raportuar se deri në dhjetor të 2025 nevojat bazike të familjeve të kthyera janë mbuluar nga donatorë ndërkombëtarë dhe organizatat e shoqërisë civile, duke përfshirë ushqim, kostot e banesave me qira, si dhe rimbursimin e faturave të energjisë elektrike dhe ujit.

Por ndërprerja e fondeve ka sjellë nevojën urgjente për ndërhyrjen institucionale të shtetit për një buxhet të dedikuar për të garantuar mbrojtjen minimale sociale dhe për të parandaluar riskun e përfshirjes së të riatdhesuarve në rrugë të margjinalizimit apo kriminalizimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Në mungesë të alokimit të fondeve të dedikuara nga buxheti i shtetit, ekziston rreziku që procesi i rehabilitimit, riintegrimit, risocializimit të mbetet i fragmentuar dhe i paqëndrueshëm, duke cënuar objektivat afatgjata të sigurisë kombëtare dhe të parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm”, citohet në raportin e Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Në raportin e siguruar prej gazetares së Top Channel, Kristi Gongo, nga 5 familje që kanë strehim me qira është kërkuar shtyrja e përkohshme e mbulimit të kostove për 3 familje si masë emergjente, si dhe Qendra ka komunikuar me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara për të gjetur një zgjidhje afatgjatë për 4 ambiente banimi, por në kthim përgjigje nuk ka pasur hapësira të disponueshme.

Ndaj Qendra kundër Ekstremizmit të Dhunshëm e vlerëson situatën kritike dhe sheh të domosdoshme përmbushjen e tre kërkesave: strehim i qëndrueshëm, skema socio-ekonomike mbështetëse dhe programe të posaçme për të rinjtë mbi 18 vjeç.

“Në mungesë të një reagimi të strukturuar shtetëror: Procesi RRR rrezikon të mbetet formal dhe jo substancial; rritet rreziku i përjashtimit social dhe i margjinalizimit; dobësohet besueshmëria e shtetit përballë partnerëve ndërkombëtarë; cënohen objektivat që kontribuojnë në sigurinë kombëtare” , citohet në raportin e Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Burimi: Bota Sot