E rëndë: 20-vjeçari nga Kosova dyshohet se u mbyt në Liqenin e Komanit

0%

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Liqenin e Komanit, në zonën e Fierzës në Tropojë, ku një i ri nga Kosova dyshohet se është mbytur gjatë kohës që po lahej. Ngjarja është raportuar rreth orës , në vendin e quajtur “Breg Lumi”. Sipas informacioneve paraprake, viktima është shtetasi kosovar me inicialet L.D., rreth 20 vjeç.

I riu ndodhej në shoqërinë e disa miqve kur ka hyrë në liqen për t’u larë, por dyshohet se më pas është mbytur. Në vendngjarje kanë dalë shërbimet përkatëse dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin e rastit dhe përcaktimin e saktë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com